Erdhi Escalade nga L1RU, ritëm dhe stil

Artisti unik në stilin dhe muzikën e tij sapo ka sjellë projektin më të ri muzikor. Fjala është për L1RU qē në art njihet kêshtu e emri i tij është Lirim Musliu me origjinë nga Podujeva por që jeton në Zvicër. Mësojmë se projekti më i ri muzikor është punuar nga Salvy me një klip të realizuar mjaft mirë dhe përshtatur me idenë e këngës. Artisti njihet për stilin e tij një miksim mes old school dhe hip-hop por frymëzimi i tij është nga yjet e muzikës botëtore si 50 Cent, Mobb Deep e disa të tjerë. Këngët e L1RU janë kryesisht në gjuhën gjermane dhe padiskutim do të pritet mirë dhe në tregun e huaj përveç se atë shqiptar. Deri tani nuk ka ndonjë plan për ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist/ e shqiptar por në ardhmen nuk i dihet, ndërsa këngë më e re e cila si projekt është e treta me rradhë ka nisur të pritet mjaft mirë dhe mund ta dëgjoni më poshtë.