Erdhi super projekti nga babë e bir i këndojnë Kosovës me amanet

Kishte disa javë që projekti i tyre ishte paralajmëruar. E ata të dy babë e djalë kanë ardhur me bashkëpunimin e tyre të parë që mban titullin ” Kosovën amanet”. Artisti Nexhbedin Gaxherri dhe djali i tij Driloni sapo kanë sjellë këtë këngë mjaft të bukur realizuar me një super video të përshtatur me tekstin e këngës. Të pyesësh këngëtarin e ri për këtë projekt ai ka realizuar ëndrrën e tij për ti kënduar Kosovës,ku megjithëse ka lindur në Diasporë ai gjithmonë ka dëshirë ta vizitojë vendin e prindërve të tij. Ndërsa babai artisti në anën tjetër ka realizuar ëndrrën e tij me mjaft kënaqësi për sugarin e tij që edhe ai të ndjekë hapat e tij e të bëhet artist. Kënga ka nisur të pritet mjaft mirë e mund ta ndiqni e ta shihni klipin e më poshtë.