Falimenton operatori turistik Thomas Cook në Britani

Kompania britanike turistike Thomas Cook ka falimentuar pas dështimit të negociatave të minutës së fundit të cilat synuan ta shpëtonin atë.  Autoriteti i aviacionit civil të Britanisë së Madhe u shpreh se operatorit turistike kishte ndaluar menjëherë aktivitetin.

Një lëvizje e tillë gjithashtu ka çuar në nevojën për të marrë masa për të kryer edhe riatdhesimin më të madh në kohë paqeje, pasi më shumë se 150 mijë britanikë, të cilët po pushonin jashtë vendit tashmë do të duhen të kthehen në shtëpi. Shefi ekzekutiv i Thomas Cook, Peter Fankhauser, u kërkoi falje miliona klientëve dhe mijëra punonjësve.

Falimenti i operatorit, i cili vepronte prej 178 vitesh në treg, gjithashtu rrezikon 22 mijë vende pune në të gjithë botën.