Familja 55 anëtarëshe me 300 hektarë tokë mbahet nga ferma e lopëve me 142 krerë, delëve, dhive dhe bletëve (Video)

Familja Agushi nga fshati Drenoc i komunës së Klinës merret me veprimtari të ndryshme bujqësore, por prodhimi i qumështit e kanë veprimtari kryesore, shkruan RepublikaOnline.Familja Agushi është një ndër familjet më të mëdha në Kosovë, e secili familjar punon në mënyrë të organizuar.

Të ardhurat më të mëdha kjo familje i merr nga ferma e lopëve, me 142 sosh. Ata punojnë mbi 300 hektarë tokë bujqësore dhe kryesisht prodhojnë misër për silazh, grur, elb, tërsherë, thekër, janxhë por edhe bizele për nevoja të fermës.

Ferma e lopëve të familjes Agushi prodhon deri në 700 litra qumësht në ditë. Familja posedon edhe hotelin, ndërsa produktet bio të fermës së tyre janë vitale për hotelin. Përveq fermës së lopëve familja ka edhe shumë krerë të deleve, dhive, gjela deti, pula, pata, bletë, e madje kultivon edhe qenë të racës “deltar ilir”.