Familja e Zaevit hap zemrën, bën gati 700 pako me ushqime për familjet në nevojë në Dibër dhe Kumanovë

Familja e kreut të LSDM-së Zoran Zaev përgatit 700 pako me ndihma për qytetarët nga kategoritë e cenueshme nga qytetet e Dibrës dhe Kumanovës.

Sot, familja e Zoran Zaev, me ndihmën e vullnetarëve nga selia shtabit komunal të krizave në Strumicë, po përgatit 700 pako me produkte ushqimore.

Këto pako në bashkëpunim me shtabin komunal të krizave do të shpërndahen në qytetet më të prekura Kumanovë dhe Dibër.

Ndihma do të dorëzohet në një kohë dhe vendndodhje të rënë dakord më parë dhe shpërndarja përfundimtare në shtëpitë do të bëhet nga shtabi komunal i krizave përmes vullnetarëve të tyre. Në Kumanovë do të shpërndahen 500 dhe në Dibër 200 pako për familjet nga kategoritë e varfëra.

Më herët, gjatë fundjavës, familja Zaev shpërndau pako të ngjajshme për bashkëqytetarëve të tyre në Strumicë.