Fatma sjell bukur coverin “Amanet”

Emri i saj i gjatë është Fatime Idrizi, e në muzikë njihet thjesht si Fatma. Këngëtarja e re dhe me një zë të veçantë sapo ka sjellë një cover shumë interesant e kënduar mjaft bukur nga ajo me titull “Amanet”. Ajo pasionin e madh për muzikën e ka që kur ishte e vogël, ndërsa seriozisht karrierën për muzikë e ka nisur ka 1 vit. Arsyeja se pse ka zgjedhur të vijë me këtë cover ajo na ka treguar se është përshtatur shumë me zërin e saj. Por Fatma na ka treguar se këngën e saj do ta realizojë shumë shpejt, e do të jetë më e përkushtuar në botën e muzikës, duke qenë se ka shumë kërkesa dhe në dasma e mbrëmje muzikore. Ndërsa dëshiron nëse do të kishte mundësi do të donte të realizonte një duet me këngëtaren Shkurte Gashi. Ne ju ftojmë të ndiqni këtë cover ku vërtetë Fatma e ka kënduar mjaft bukur.