Fehmi Mahalla: Po përcjellë tek rinia taktikat e karatesë

Nga Kosova por jeton në Zvicër, tashmë ka përfunduar karierën si karatist por vazhdon të mësojë gjeneratat e reja me taktikat e këtij sporti. Fehmi Mahalla, kampion i karatesë vjen në një bisedë të shkurtë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon si kanë qenë fillimet e tij dhe si e sheh ai fustën e karatesë.

U bënë disa vite që meresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?

Po tashmë unë nuk garoj po në atë kohë kisha përkrahje nga familja nga baba prof. Fahri Mahalla edhe axhallarët e mi me të cilët shumë kam mësuar. Tani po mirrem me disa të rinjë që tua përcjellë atë që kam mësuar dhe punuar.

E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?

Në fillim nuk ka qenë edhe lehtë se derisa hyra në sistem të garave të nivelit europian e botërorë tani kam vazhduar me punë vetëm me familje në Zvicër kisha si trejner axhën Rexh dhe Halil Mahallën e kur isha në Kosovë ushtroja me axhën Ganiun dhe Nebi Mahallën kjo më ka bë të jem komplet.

Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?

Po ka pas garues të mirë që kanë qenë me famë botërore po idol e kisha babën prof. Fahri Mahalla kjo më ka dhënë vullnet që të vazhdoj traditën e familjes.

Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?

Ka garues të mirë te ne po nuk është lehtë me nxjer një kampion. Edhe derisa një garues nuk fillon prej në kadet me pas rezulltat vazhdimisht nuk po mundem të prononcohem kush mund të jetë po ka kapacitet tek ne.

Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit? Po cfarë mendon të arrishë në karierë, cilat janë synimet?

Për këtë nuk kam plan asgjë për momentin. Kam pas disa oferta këtu në Zvicër po njëherër nuk kam shkuar më larg. Në të ardhmen nuk di ende po si garues mendoj që mirë kam arritur e si trejner i reprezentacionit të Kosovës jam trejneri i parë i cili ka arritur medalje europiane e botërore aty ku janë garuesit më të mirë në botë. Edhe shtetet tjera kanë fol që për pak kohë kemi arritur deri te medalja me garuesit tanë.

Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?

Pyetje shumë e veshtirë për sa mece po shumë kam pas edhe një që e di se në finale më shumë kam fitore se humbje ka qenë pozitive.

A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?

Për një garues që e don fitoren humbja të bën më të fortë se mundet me qenë që nuk ke qenë në formë apo ka qenë më i mirë se ti garuesi e kur humb don me ja kthy e të shtin me punuar më shumë e të bën më të fortë, nëse e don fitoren prap po e cek. Si garues kur hynë në arenë nuk duhet me shiku garuesi a është kampion a më i miri në botë po duhet me hy me një qellim të fitosh, kështu kemi pas vepruar në atë kohë edhe me shoku tim kampioni europian, Afrim Latifin.