Fenerbahce gjen zëvendësuesin e Vedat Muriqit

Mario Mandzukic nuk do të kthehet në Serie A, pasi ai duket se do të nënshkruajë me gjigantët turk Fenerbahce. Ish-sulmuesi i Juventusit është lidhur me një kthim në Serie A javët e fundit, me Fiorentina dhe Milan të përmendura si destinacione të mundshme muajt e fundit.

Por kroati, sipas gazetës turke Fanatik, ka arritur një marrëveshje me Fenerbahce, që e sheh si zëvendësues të Vedat Muriqit, i cili u zyrtarizua te Lazio.

Raporti pretendon se 34-vjeçari, i cili ka qenë i lidhur me Galatasaray gjithashtu, është vetëm formalitet para zyrtarizimit.

Mandzukic u largua nga Juventusi si një agjent i lirë në janar, pas katër vjet e gjysmë në Torino.