Fetai :Lufta për drejtësi vazhdon

PSP prej sot edhe zyrtarisht është shuar, gjegjësisht me hyrje në fuqi të Ligjit të ri për Prokurori Publike. Prokurorja Fatime Fetai e cila ishte pjesë e ekipit të PSP-së, thotë se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri lufta për drejtësi nuk përfundon.
“Kjo thjeshtë paraqet një normativ të re ligjore e cila na jep mundësi të gjithë prokurorëve në mënyrë të re të ballafaqohemi dhe luftojmë kundër krimit. Si dhe në çfarë mënyrë ne do ta shfrytëzojmë këtë varet nga prokurorët”, ka deklaruar Fetai.