Fitojnë Shkupi dhe Struga, barazon Renova

Shkupi ka fituar transfertën në Strumicë përballë Akademia Pandevit falë sulmuesit, Darboe Dembo. Ky i fundit ishte vendimtar në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Mladost” të Strumicës në kuadër të xhiros së 9-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi shënoi golin e vetëm të sfidës për tri pikë të rëndësishme të Shkupit. Dembo gjeti rrjetën në minutën e 79-të, me çka ky gol i tij në fund rezultoi për fitore të skuadrës nga Çairi.

Ndërkohë Struga Trim Lum mundi 3:0 Bellasicën me golat e Lenës, Milenkovskit dhe Osmanit. Në ndeshjet tjera Renova barazoi pa gola me Pelisterin, Boreci triumofi 2:1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa Sileksi fitoi 4:3 Rabotniçkin.