Flamur Tairi: Si fillloi kariera ime, nga mosha 7 vjeçare luaj futboll

I lindur në vitin 1990, futbollisti i njohur strugan deri më tani ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm nëpër shumë ekipe futbollistike derisa tash në vendlindjen e tij po e vazhdon karierën. Mesfushori Flamur Tairi vjen në një rëfim për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon karierën e tij, uljet dhe ngritjet si dhe planet për të ardhmen.

Si lindi “dashuria” jote për futbollin?

Dashuria ime për futboll lindi si fëmijë duke luajtur në lagje me shokët dhe ashtu u regjistrova në klubin e ‘Vllaznimit’ në moshën 7 vjeçare.

Në familjen tënde, ka patur të tjerë që janë marrë me futboll?

Në familjen time nuk ka pasur asnjë që është marrë me futboll por të gjithë janë ndjekës të futbollit.

Na fol pak për ecurinë tënde në futboll…

Si fëmijë kam qenë pjesë e ‘Vllaznimit’ të Strugës pastaj si profesionist kam debutuar në ligën e 2 me Karaormanin në moshën 16 vjeçare pastaj u transferova në ligën e parë me ekipin e Makedonia Gj.P ku në vitin e 2 aty fituam titullin e kampionit të Maqedonisë më pas u transferova në Shqipëri ku isha për 3 vite pjesë e Teutës të Durrësit pastaj u riktheva ne ligën e parë të Maqedonisë 6 muaj me ekipin e Gostivarit pastaj 1 vit me ekipin e Renovës, më pas u ktheva 1 vit me Bylis në superligën e Shqipërisë dhe tani jam pjesë e ekipit të Fc Struga Trim&Lum. Kam qenë pjesë e reprezentacionit të moshave të Maqedonisë U17 U19 U21 po ashtu kam qenë një herë pjesë e ekipit të parë.

Çfarë do të veçoje nga eksperienca jote e deritanishme?

Kam pas shumë momente të mira gjatë karierës por do veçoja momentin kur më ftoi në reprezentacionin e Maqedonisë një trajner i madh si John Toshak që ka fituar shumë tituj me ekipe të mëdhaja si Real Madrit dhe Liverpul u ndjeva shumë i vlerësuar njëkohësisht shumë i motivuar se do luaja kundër Portugalisë të C.Ronaldo e yjeve tjerë.

Çfarë synon në të ardhmen në karrierë?

Akoma jam duke luajtur në nivel të mirë me ekipin e Strugës dhe shpresoj që të arrijmë suksese të mëdhaja akoma jam 29 vjeç dhe kam ambicie që të arrijë majat e futbollit, jetës nuk i dihet kurrë. Në të ardhmen nuk e di çka do ndodhë por kam pasion të madh ndaj këtij profesioni dhe ndoshta vazhdoj të merem akoma me këtë profesion të bukur.

A mendoni se karriera jote e deritanishme ka ecur ashtu siç e kishe ëndërruar më parë?

Unë kam pretenduar shumë më shumë në karierën time por kështu është jeta, futbolli kërkon edhe fat ndonjërherë por edhe me këtë qe kam arritur jam i kënaqur.

Cila është problematika që të ka “bezdisur” më shumë gjatë karrierës tënde?

Problematika e vetme për mua e për shumë futbollist strugan ka qenë që s’ka pas asnjëherë një ekip të organizuar në qytetin tonë siç është tani Fc Struga e çdo herë është dashtur që futbollistët e ri e të talentuar të promovohen nëpër qytete tjera, është dashur të ndjekin rrugën më të vështirë.

Ka patur ndonjë moment të keq, deri tani, në rrugën tënde?

Secili futbollist ka ulje ngritjet e tij edhe unë po ashtu kam pas ulje ngritje në karierë. Mund të them që një moment i keq ka qenë kur në ndeshjen e fundit e humbëm titullin kampion me Teutën ka qenë një goditje e rëndë për mua e ekipin se kemi kaluar shumë vështirësi gjatë sezonit e në fund e humbëm titullin.

Përveç futbollit, çfarë pasioni tjetër ke?

Jam i apasionuar pas sportit në përgjithësi kur kam kohë të lirë luaj sporte të ndryshme si tenis, basketboll edhe alpinizëm.

Cili është futbollisti që do dëshiroje të arrije një karrierë si e tij, një emër që e shikon si idhull?

Idhulli im ka qenë, Alesandro Delpiero.

Kur luan, familja të ndjek në stadium apo vetëm përmes televizionit?

Familja më ndjek edhe nga afër edhe përmes Tv.

Çfarë dëshiron të arrish këtë vit?

Këtë vit shpresoj të arrijmë objektivat e klubit tonë edhe shpresoj të fitojmë kupën e Maqedonisë.