Flet studentja shqiptare: Kemi mbledhur 50 mijë euro fonde, ftoj bashkëkombasit të jemi nën një flamur

Studentja shqiptare Ina Varfaj në një lidhje live për ‘’News24’’ ka bërë me dije situatën me koronavirusin në Perugia, zonë në qendër të Italisë nga më pak të prekurat nga koronavirusi.

Ajo shprehet se nuk ka shumë të prekur nga koronavirusi në këtë rajon në krahasim me Italinë e Veriut por gjithsesi pavionet e shërbimit infektiv janë plot.

Varfaj shprehet se së bashku me disa mjekë dhe studentë kanë arritur të mbledhin 50 mijë euro fonde për këtë situatë t ëvështirë dhe i bën thirrje shqiptarëve t’i bashkohen kësaj dhe të kontribuojnë sado pak që në këtë moment të jemi së bashku nën një flamur.

”Po  e ndjejmë kohët e fundit pasi spitalet po mbushen, repartet janë plot. Ne jemi në pjesën qëndrore dhe kohët e fundit po e ndjejmë. Kemi mbi 600 persona pozitivë dhe po bëhen tampona ditë për ditë. Në observacion janë mbi 2 mijë e 200 njerëz. Me kurajo vazhdojmë përpara. 10 viktima dhe 36 në gjendje intensive janë. Reparti intensiv është shumë i mirë por Peruggia përmbledh edhe spitale të tjera.

16 viktima janë në të gjithë Umbrian që ndahen mes Perugia-s dhe Termit. Prandaj ruhet në një farë mënyrë nga kjo gjendje. Shumë shokë dhe shoqe preferonin të rrinin këtu në Perugia dhe jo të ktheheshin në jug tek prindërit.

Çdo universitet ka aktivizuar platforma online ku studentët mund të vijojnë normalisht. Vijojnë mësimet online dhe presim të vijojnë leksionet, provimet dhe diplomat. Nëpërmjet kompjuterit. Kohët e para nuk u ndërgjegjësun. Conte bëri disa dekrete njëri- pas tjetrit. Janë shtuar bllokimet për lëvizjet. Njerëzit mund të lëvizin vetëm për në spital dhe punë.

Si ne dhe shokët e mi kanë aktivizuar fonde dhe për të sensibilizuar në situata të tjera . Pacientët në spitale po e përballojnë. Edhe për pak. Nuk është vend shumë i madh. Kërkesat që vijnë nga brenda Umbrias jemi më pak se të tjerët dhe duhet të jemi falenderues dhe të përpiqemi që mos shtohet. Po kërkojnë mjekë dhe infermierë edhe në televizor bëjnë thirrje.

Të njëjtën gjë kam parë dhe në vende të tjera. Mund të themi vetëm faleminderit. Desha dhe të ftoja dhe të falenderoja por dhe të bëja një ftesë, bashkë me disa shokë dhe mjekë që rrimë këtu në Perugia, Romë, Milano dhe Bergamo që të bëjmë të mundur të parandalojë dhe të parashikojë çfarë po ndodh këtu në Itali. Ju kërkoj që nisma jotë të parandalojë dhe të parashikojë. Kemi mbledhur 50 mijë euro dhe të kontribuojnë sado pak.

Ne e kemi lidhur këtë GoFund dhe shpresoj të bashkëpunoni me ne.” -tha Ina Varfaj.