Francezi: Ja çfarë i mungon Italisë për të arritur në finale…

Italia pëlqehet nga të gjithë dhe rruga e saj në Europian mund të jetë befasuese.

Megjithatë, Patrick Vieira, ish-futbollist elgjendar dhe tani trajner i ndjekur nga disa klube të Serisë A, nuk është i bindur që skuadra e Mancini-t mund të arrijë në finalen e madhe të Wembley-t.

“Besoj se dy ndeshjet e para që kanë luajtur kanë qenë të lehta”, ka thënë Vieira për ITV.

“Natyrisht, duhet të mundësh ata që ke përballë, por vazhdoj të kem dyshime mbi faktin që Italia mund të shkojë deri në fund. Besoj se i mungon intensitet, forcë, shpejtësi për të qenë akoma më të rrezikshëm përpara, kështu që duhet të presim ndeshjet e ardhshme”.

Më tej:

“Mendoj se është akoma shumë shpejt për të thënë se Italia mund të arrijë deri në fund”.