Futsal Club “Arben Bajrami” prezantoi trajnerin e ri

Futsal Club “Arben Bajrami” nga Çairi i Shkupit para pak çasteve prezantoi trajnerin e ri, Gazmend Hiseini nga Kumanova.

Trajneri me përvojë do ta drejtoj ekipin në sezonin e ri të kampionatit vendor në futsal.

Hiseini më parë ishte trajner i Ilirëve dhe Forca nga Kumanova, si dhe ndihmëstrajner i Maqedonisë në futsall.

Postimi i klubit në Facebook:

Tani më edhe zyrtarisht kemi filluar me transferimet për sezonin që vijon.

Transferimi i parë vjen me ish tranjerin e reprezentacionit të Maqedonis së veriut në futsal z.Gazmend Hiseini.

Gazmend Hiseini është një ndër trajnerët më me përvojë në futsall.
Ka filluar karrieren e tij në vitin 2009 ku udhëhiqte ekipin e Royal Ilirët nga Kumanova pastaj u inkuadrua si zavendës tranjer në reprezentacion.
Ku vlen të ceket se ka mbi 100 ndeshje ndërkombëtare me reprezentacionin.
Pas shum ofertave Gazmendi zgjodhi klubin tonë.
E faleminderojmë dhe i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë sukses./news-tv.mk/