Ganiu: Dezinfektojmë hyrjet e ndërtesave kolektive në lagjen Fushë Topanë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njoftoi se në lagjen Fushë Topanë po dezinfektohen hyrjet e ndërtesave kolektive.

“Dezinfektojmë hyrjet e ndërtesave kolektive në lagjen Fushë Topanë. Pas dezinfektimit të hyrjeve të ndërtesave kolektive të lagjes Çair i Vjetër, aksionin e punës ekipet e vijuan në hyrjet e ndërtesave të lagjes Fushë Topanë.

Procesit të dezinfektimit iu nënshtruan të gjitha ndërtesat në rrugët: Metodija Mitevski, Petar Içko, Nikolla Grçeto, August Cesarec, Nikolla Maleshevski, Bllagoja Paroviq dhe Ferid Murad. Me punë do të vazhdohet deri në dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të ndërtesave kolektive në territorin e Komunës së Çairit.” – shprehet Ganiu.

Dezinfektojmë hyrjet e ndërtesave kolektive në lagjen Fushë TopanëPas dezinfektimit të hyrjeve të ndërtesave kolektive…

Публикувахте от Visar Ganiu – Faqja zyrtare в Четвъртък, 2 април 2020 г.