Ganiu: Situata në Çair është nën kontroll, popullata demonstroi përgjegjësi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në intervistë për ‘Fokus’ thotë se situata në Çair është nën kontroll të plotë.

“Si kryetar i Komunës së Çairit, unë jam në koordinim të vazhdueshëm me Shtabin Qendror të Krizës dhe bashkërisht me anëtarët e Shtabit Komunal të Krizës e ndjekim dhe menaxhojmë situatën sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Informatë zyrtare për rritje të pakontrolluar të numrit të të infektuarve në Çair nuk kemi dhe deklaroj se situata është nën kontroll”, tha Ganiu.

Ai tha se si në të gjitha komunat tjera në vend, edhe në Çair ka pasur disa raste të shkeljes së orës policore, të cilët nuk duhet të gjeneralizohen dhe të përdoren për ta bërë të zymtë vetëdijen e treguar të pjesës më të madhe të popullatës, të cilët demostruan përgjegjësi.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rekomandimet dhe të kenë kujdes për shëndetin e qytetarëve.