Gigi Hadid publikon imazhe intime me të dashurin

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik kanë konfirmuar në muajin prill se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

E modelja së fundi, në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet duke u puthur me të dashurin e saj Zayn e po duken tejet të lumtur.

“Babai i dashur”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.

Dyshja tentojnë që jetën private ta mbajnë larg vëmendjes së publikut, andaj nuk publikojnë shpesh fotografi me njëri-tjetrin.