Gjilpëra e re kundër kancerit të gjirit shkurton kohën e trajtimit nga dy orë e gjysmë – në 5 minuta

Trajtimi i mëparshëm i dy infuzioneve mund të zgjaste deri në dy orë e gjysmë, kështu që gjilpëra e re përshkruhet si një “ndryshim jete”.

Një gjilpërë e re për kancerin e gjirit që kërkon vetëm 5 minuta për t’u administruar, jo vetëm që do të shkurtojë kohën e personelit në spital – por gjithashtu do të zvogëlojë rrezikun e infeksionit COVID për pacientët.

Trajtimi, i quajtur Phesgo, po shpërndahet në të gjithë Anglinë nga sistemi shëndetësor dhe do t’u ofrohet pacientëve me kancer gjiri që i nënshtrohen kimioterapisë.

Ai do të jetë në dispozicion për njerëzit me kancer gjiri HER2 pozitiv, i cili përbën 15% të të gjitha kancereve të tilla.

Baronesha Delyth Morgan, shefe ekzekutive e organizatës bamirëse “Breast Cancer Noë” e përshkroi miratimin shëndetësor të Phesgo si “një lajm fantastik”.

Ajo tha se mijëra gra do të përfitonin nga një metodë e trajtimit “më e shpejtë dhe më e butë”.

“Redukton kohën që pacientët duhet të kalojnë në spital dhe kjo metodë më efikase e trajtimit premton gjithashtu të fitojë kohë të çmuar për profesionistët e kujdesit shëndetësor në një kohë kur sistemi shëndetësor është tashmë nën tendosje të paparë për shkak të COVID-19”, shtoi baronesha Morgan.

Më shumë se 3,600 pacientë të rinj çdo vit do të përfitojnë nga trajtimi, tha sistemi shëndetësor i Anglisë.