Gjithë kreu i BDI-së ngrihet në këmbë për Arbëresha Vlashin

Arbëresha Vlashi është ylli i Bashkimit Demokratik për Integrim e më shumë e komunës së Strugës pasi qyteti buzë Drinit të Zi ka nderin që ta votojë si bartëse e listës së kandidatëve për këshilltar nga radhët e BDI-së.

Gjatë tubimit të BDI-së mbrëmë në qytetin e Strugës ku është rikandidur Ramiz Merko për kryetar komune, ylli i mbrëmjes ishte pikërisht Arbëresha Vlashi, bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar nga rradhët e BDI-së në komunën e Strugës.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin dhe e gjithë udhëheqësia e saj janë ngritur në këmbë dhe kanë respektuar në masë të madhe Arbëreshën gjatë fjalimit të saj.

Arbëresha Vlashi, edhe pse me aftësi të kufizuara është një figurë dhe personalitet i njohur në qytetin e Strugës, ajo me profesion është ekonomiste e diplomuar, ku në mënyrë aktive ka qënë një zë i çmuar në aktivitetet e Organizatave joqeveritare në mbarë vendin.