Grenell: Jam krenar që jam gay, komentet fyese duhet të dënohen

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur edhe se po merr komente negative rreth orientimit të tij seksual. Ai thotë se këto veprime duhet dënuar.

“Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet”, ka thënë Grenell në T7.

Tutje, ushtruesi i detyrës së Shefit të Inteligjencës, thotë se është krenar për orientimin e tij seksual.

“Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht”, shtoi Grenell.