Grubi uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit shkollorë

Jo të gjithë janë të njejtë.
Jo secili mund të jetë profesor, sportist, shkencëtar, mjek, avokat, punëtor, etj.

Secili prej nesh ka prirje dhe karaktere të ndryshme.

Mësoni fëmijët ta pranojnë dhe ta respektojnë të ndryshmin nga ata. Punoni me fëmijët mos të bëjnë dallime sepse atë duhet ta kanë mësuar nga ne, prindërit.

Ndërsa mësuesi i sotëm të përpiqet ta njeh karakterin e veçantë të secilit fëmijë dhe prirjen që e ka duke ju dhënë mundësinë përkatëse, sepse siç thash, jo të gjithë në atë klasë do të bëhen të njejtë në dije, në mundësi, në ëndrra.

Nuk janë dallimet ato që na ndajnë, por pamundësia për ta përqafuar dallimin.

Vit të mbarë shkollor.