Haaland merr numër të ri te Dortmundi

Sezoni i ardhshëm do të jetë më ndryshe për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.

Faqja zyrtare e Borussia Dortmund kanë njoftuar sot se Haaland nga sezoni tjetër do të ketë numrin 9 në fanellë.

“Numër i ri, makinë e njëjtë”, thuhet në postimin e BVB, përcjell lajmi.net.

Haaland në sezonin e parë me Dortmund ka mbajtur numrin 17 në fanellën e tij.

Tashmë, si një sulmues tipik, Haaland do të luajë me numrin 9 edhe në fanellë.