Halil Kastrati e Bekim Jashari gëzojnë dy familje me shtëpi të re

Sot, në prag të festës së Fitër bajramit, bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati gëzuam dy familje të komunës sonë, duke iu kthyer shpresat e humbura për të pasur kulm mbi kokë.

Bashkë me hoxhën, Halil Kastrati, Gjeneralin e FSK-së, Xhevahir Geci dhe bashkëpunëtorë vizituam familjen e Abit Asllani nga Obria e Ulët, me 6 anëtarë të cilës ia dhuruam çelësat e banesës në Skenderaj.

Po ashtu vizituam edhe familjen 7 anëtarëshe të Bekir Babaj nga Llausha të cilës iu ishte djegur shtëpia dhe tani falë donatorit humanist ia kumtuam lajmin për rregullimin e shtëpisë së kësaj familje të cilën ne si komunë e kemi përkrahur në vazhdimësi.

Familja e nderuar e Ismajl dhe Abide Mehmeti nga fshati Krasmirovc janë donatorët të cilët do të rregullojnë shtëpinë deri në çelësa.

Në emrin tim, të Komunës dhe qytetarëve të Skenderajt, falënderoi donatorët, familjen Mehmeti dhe hoxhën e nderuar për punën dhe veprat e tij humane që po bënë në vazhdimësi.

Публикувахте от Bekim Hamëz Jashari в Събота, 23 май 2020 г.