Haxhiu: Kemi lansuar Koncept dokumentin për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme

Sot, Ministria e Drejtësisë, në platformën e konsultimeve publike, ka lansuar Koncept Dokumentin për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

Koncept dokumenti për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme me bazë civile parasheh nevojën imediate të rregullimit ligjor të konfisikimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

Pas shterjes se konsultimeve publike menjëherë do të filloj hartimi i ligjit përmes të cilit parashihen procedurat e inicimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikuar të zyrtarëve të lartë publik dhe anëtarëve të tyre të familjes, si dhe personave të ekspozuar politikisht, anëtarët e tyre të familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Nuk do të ndalemi në hartimin e politikave legjislative që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin institutcional!

Në vijim gjeni linkun:

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=40883&fbclid=IwAR3eMmepDIwGgQ-LE7vbA5ZxPLNJKdYQSPaqgXQpDlSq-qFOT3NViqmxjEg