Helikopteri i NASA-s në Mars, një sukses

Agjencia hapësinore e NASA-s ka deklaruar se po zgjedhor misionin e helikopterit të saj të vogël në Mars. NASA tha se tre fluturimet e para të dronit kanë sjellë rezultate të mira dhe tashmë po lëvizet nga faza demonstruese tek ajo operuese.

Kjo do të thotë që ky helikopter i vogël, i quajtur Integuity, do të ndihmojë sondën Preseverance në kërkim të shenjave të jetës. Faza e re do të zgjasë për rreth 30 ditë marsiane, por ekipi që po merret me këtë punë shpreson që të zgjerohet për më tej.

“Performanca teknike ka qenë fantastike dhe i ka tejkaluar pritshmëritë tona”, tha menaxheri i këtij projekti MiMi Aung.Image

Integuity zhvilloi fluturimin e parë më 19 Prill dhe bëri histori pasi ishte i pari që kontrollohej nga një planet tjetër. Ky helikopter i vogël peshon 2 kilogramë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ky dron do të shërbejë gjithashtu për të gjetur një tjetër vend uljeje për sondat e tjera që do të dërgohen në faza të ndryshme.