Hidhet shorti për Kupën, ndryshohet formati për edicionin e ri

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është hedhur shorti për xhiron e parë të edicionit të ri 2020/21 të kompeticionit të Kupës së vendit. Gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar, Shkëndija, Struga Trim Lum, Akademia Pandevi dhe Bregallnica do ta fillojnë kampanjën e re nga raundi i dytë.

Në xhiron e parë të Kupës do të zhvillohen 12 ndeshje, në mesin e të cilave Shkupi luan me Sloga Vinicën, Renova me Ohrin, Gostivari me Tikveshin e Vllazërimi me Rabotniçkin. Për shkak pandemisë me Kovid 19, është ndryshuar edhe formati i zhvillimit të ndeshjeve dhe deri në finale do të luhet me nga një ndeshje, ndërsa në rast barazimi, kualifikuesi zgjidhet përmes penalltive.  Ndeshjet e raundit të parë do të luhen me 23 shtator nga ora 15:30. Takimet e 1/8-es janë paraparë të zhvillohen me 21 tetor, ndërsa çerekfinalet me 25 nëntor. Gjysmëfinalet janë programuar me 7 prill të vitit të ardhshëm dhe finalja për trofeun me 19 maj