Hoxha: Mbi 16 miliard denarë për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve shtetërore

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Muhamet Hoxha në takimin e sotëm me gazetarë theksoi se për vitin 2021 për ndërtimin, rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve shtetërore janë ndarë 4 miliardë denarë më shumë se në buxhetin ne vitit të kaluar.

“Në këtë periudhë të vitit, siç e dini, në fokus janë programet vjetore të ndërmarrjeve shtetërore.  Në mënyrë plotësuese dua t’u informoj se  Qeveria e miratoi Programin vjetor për ndërtimin, rindërtimin, rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2021 të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), e cila për sa i përket pjesës së investimeve këtë vit ka një buxhet më të lartë për 4 miliardë denarë në krahasim me vitin e kaluar”, tha Hoxha

Ndryshe, për vitin 2020 në pjesën e investimeve janë ndarë 12 miliardë denarë ndërsa për vitin 2021 sipas Programës së këtij institucioni janë ndarë mbi 16 miliardë denarë.