Hoxha: Të jemi të kujdesshëm të gjithë, të mos i japim virusit ngjyrime etnike, fetare apo partiake!

Sekretari gjeneral Arjanit Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se coronavirusi i prek gjitha etninë dhe nuk bën dallime. Hoxha ka thënë se një pjesë e madhe “ngushëllimin” e gjejnë duke gjetur fajtorë dhe duke akuzuar grupe etnike apo fetare se janë fajtor për përhapjen e virusit COVID-19, nga ana tjetër ky virus nuk është duke zgjedhur se kë infekton pasi që për çdo ditë po pësojnë shqiptarët, maqedonët, turqit, boshnjakët, sërbët, romët dhe gjithë qytetarët e këtij vendi.

Gjithashtu Hoxha thotë se duhet të gjithë njerzit të vetëdisohen dhe të mbrohen nga ky “armik i fshehur”.