HP refuzon ofertën e dytë nga Xerox

Ditën e Enjte HP refuzoi ofertën e blerjes nga Xerox prej 35 miliardë dollarësh duke thënë se ajo nënvlerëson vlerën reale të kompanisë.

Prodhuesi Amerikan i printerëve rriti ofertën nga 22 dollarë në 24 dollarë për aksionet e HP pas refuzimit të parë nga prodhuesi i kompjuterëve.

Kompania i kërkoi aksionerëve të saj të refuzojnë ofertën e Xerox e cila favorizon aksionerët e këtij të fundit.

Menjëherë pas rritjes së ofertës nga Xerox, HP tha se do të implementonte një masë për të parandaluar investitorët të kalojnë pragun e 20% të aksioneve në kompani.

HP ka 55,000 punonjës në mbarë botën dhe vlerësohet tre herë më shumë sesa Xerox. HP u krijua pasi Hewlett-Packard ndau bizneset konsumatore dhe enterprise.

Në Tetor se do të shkurtonte mes 7,000 deri në 9,000 vende pune deri në fund të 2022 si pjesë e planit për të ristrukturuar kompaninë dhe ulur kostot.