Humb kontrollin e motoçikletës, lëndohet rëndë 47 vjeçari

Më 06.09.2019 në ora 16:00 u raportua se në bulevardin “VMRO”, Z.B(47) nga Shkupi duke drejtuar një motoçikletë “sim” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, duke shkaktuar lëndime të rëndë trupore.

I lënduar imenjëherë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore. Ndryshe në vendngjarje është kryer inspektimi nga një ekip inspektorësh nga SPB Shkup.