Humbja e miliarda dollarëve të Mark Zuckerberg nga ikja e reklamave

Prej 7.2 miliardë dollarë është shuma që ka humbur themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg, nga heqja e reklamave të disa prej kompanive të mëdha nga rrjeti social.

Pas këtij veprimi, aksionet e kompanisë u ulën me 8,3 % duke sjellë kështu humbje të madhe për të, pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua markave të tjera.

Ky i fundit tha se do të ndalonte shpenzimin e parave një rrjetin social Facebook këtë vit, sakaq rënia e çmimit të aksionit hoqi 56 miliardë dollarë nga vlera e tregut të Facebook dhe shtyu vlerën neto të Zuckerberg në 82.3 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires.

Ndër kompanitë që kanë ndaluar reklamat për të paktën 30 ditë deri në 1 vit, janë Coca-Cola, Unilever, Patagonia, REI, Northface dhe kompania e dytë më e madhe e telefonisë në Amerikë, Verizon dhe ky vendim u mor ditët e fundit, si presion për të detyruar platformat sociale të ndalojnë postimet me gjuhën e urrejtjes.