I rikthehet biznesit, Big Mama hap përsëri ‘BigMama’s Fashion’

E ka sfiduar veten në shumë fusha, si në muzikë e biznes dhe ia ka dalë mbanë duke qenë një nga femrat që gjithmonë ka thyer tabu në ekran. Ndonëse në kohë izolimi, Big Mama duket se nuk ka ndalur aspak duke punuar ‘fshehurazi’ për të sjellë një befasi të madhe për gjithë ato që e ndjekin ajo sjellë në qendër të qytetit të Tetovës një biznes të ri në të cilin do të mund të gjeni veshje nga më të ndryshmet, një biznes që ajo e rikthen prej vitesh, ditën e enjte ajo ju mirëpret të gjithëve nga mëngjesi në lokalin e saj..

Публикувахте от Besjana Kasami в Вторник, 26 май 2020 г.

“Përshëndetje miq të mi të dashur, ju njoftoj se BigMama’s Fashion hapet zyrtarisht këtë të enjte me datë 28 Maj, ju mirepresim që nga ora 08:00, ejani të na vizitoni, sigurisht gjithmonë duke respektuar rregullat e masat kundër Covid-19. Ejani të festojmë me distancë, BigMama’s Fashion përballë Postës së qytetit, në zemër të Tetovës tuaj”, ka shkruar kështu Big Mama.