I skadon kontrata me Gostivarin, Musli Lika futbollist i lirë

Sulmuesi i ri nga Shkupi, Musli Lika është futbollist i lirë. Shkupjanit i ka skaduar kontrata e huazimit që kishte me Gostivarin, përderisa me Shkupin tashmë ka ndërprerë bashkëpunimin dhe mbetet futbollist i lirë.

Lika për sezonin e ri pritet të gjejë një ambient të ri për të luajtur, ndërsa mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij. Sulmuesi shkupjan para vetës ka disa opsione, ndërsa nuk mungon edhe një ofertë nga Kosova. Lika nuk ka luajtur jashtë vendit dhe nëse vendos për tu transferuar në futbollin kosovar, do të jetë një eksperiencë e re për të.

20 vjeçari është i dalur nga shkolla e Shkupit, ku ka luajtur me të gjitha gjeneratat e reja të skuadrës nga Çairi si golashënuesi më i mirë, ndërsa nga 2018-ta ka qenë pjesë edhe ekipit të parë. Ai së fundmi ishte i huazuar te Gostivari, ndërsa më herët në formë huazimi ka luajtur edhe për Korabin e Dibrës, me çka shkëlqeu duke shënuar 7 gola për një gjysmë-sezoni.