Indrit Çullhaj: Synoj titullin botërorë

Ai meret me xhudo tash e shumë vite ndërkohë që deri më sot ka 78 medalje të fituara në nivel ndërkombëtarë. Indrit Çullhaj, djaloshi nga Tirana vjen në një rrëfim ndryshe për InfraRed për të mësuar gjëra të reja mbi të.

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Lumturia për mua është të zgjohem duke u marë me aktivitet sportiv.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Motivimi për të arritur ëndërrën time.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Para 3 ditësh.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Vetëbesimi dhe rrespekti.

Defekti juaj kryesor?

Acarohem për 5 minuta.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerant?

Krejt i toleroj vetëm pabesinë se lejoj.

Hera e fundit që u përlotët?

Kur kam humbur shoqërinë time.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Skenderbeun.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Hollanda.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Ismail Kadare.

KCilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?

Komunikimi, sjellja.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Këngën e Hajredin Pashës.

Ngjyra juaj e preferuar?

E kuqja, e zeza.  

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

78 medalje të fituara ndërkombëtarisht.

Pija juaj e preferuar?

B52.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Që kam dhënë më shumë se sa duhet.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Njerëzit fallco.

Frika juaj më e madhe?

Gjarpëri.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Spara them gënjeshtra.

Keni dhënë ndonjëherë rryshfet?

Po.

Cila është motoja juaj?

Titulli botërorë.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Sipër tapetit të xhudos.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Faleminderit për të gjitha që më dha në jetën time.