Inter, 30 mln euro për Emerson dhe Giroud

Emerson është zgjedhja e parë e Interit për krahun e majtë, por Tuttosport paralajmëron se ai nuk do të vijë me çmim të lirë, me Chelsean që kërkon 30 milionë euro për mbrojtësin e majtë.

Sidoqoftë, gazeta shkruan Inter ka rikthyer interesimin në Giroud dhe janë përgatitur për një takim me Blutë, për të pyetur nëse në çmimin kërkues është përfshirë edhe sulmuesi.

Pavarësisht se Giroud së fundi ka nënshkruar kontratë të re, 33 vjeçari pritet  të humbet vendin te Chelseas, sidomos pas arritjes së marrëveshjes me Timo Werner të RB Leipzig.

Inter tashmë ka mbyllur nënshkrimin e parë për sezonin e ri, duke transferuar Archaf Hakimin nga Real Madrid për 45 milionë euro.