Irani goditet nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë

Një tërmet me fuqi prej 5.4 ballë ka goditur sot pjesën juglindore të Iranit.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit të Teheranit, tërmeti ndodhi në ora 11:10 të mëngjesit sipas kohës lokale në qytetin Faryab të provincës Kerman në një thellësi prej 14 kilometrave.

Nuk ka raportime për për viktima.

Irani është një nga vendet më aktive sizmike në botë, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërrues.