Italia: Është koha të liberalizohen vizat për kosovarët

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është shprehur optimist rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

Orlando ka falënderuar Kroacinë për udhëheqjen gjashtë mujore të Presidencës së Bashkimit Europian dhe më pastaj i ka uruar fat Gjermanisë për udhëheqjn e ardhshme gjashtëmujore.

“Faleminderit Kroacisë për semestrin e shkëlqyer dhe fat të mbarë Gjermanisë në kryesimin e saj të BE-së! Siç tha kryeministri Giuseppe Conte në Zagreb: së shpejti presim liberalizimin e vizave për Kosovën. Shpresoj që të gjitha vendet anëtare të BE-së hezituese të lejojnë që liberalizimi i vizave të ndodhë gjatë semestrit gjerman. Është koha”, ka shkruar ambasadori Italian në Tëitter.

Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizimin e vizave, vendet fqinje e kanë përfunduar këtë proces shumë vite më parë.