Ja kush është fajtori për shtrenjtimin e rrymës në Maqedoni, ‘E Majta’ përmend emra?

Partia e “Majta” ka shpallur fajtorin kryesor për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.

Ky subjekt politik që për herë të parë përfaqësohet në Kuvend me dy deputet përmes një shkrimi në rrjetet sociale theksoi se fajtori kryesor është ish-zëvendëskryeministri Koco Angjushev, që konsiderohet një i afërt i Zaevit, përcjell INA.

Nga kjo parti theksojnë se shtrejtimi i rrymës dy javë pas zgjedhjeve tregon se LSDM përkujdeset vetëm për përfitimet e kompanive të saj të afërta të përfshira në këtë biznes. Reagimet vijnë pas shtrenjtimit të energjisë për 7.4%.

“Një nga fajtorët kryesor për shtrenjtimin e energjisë elektrike janë politikat energjetike të ish-zëvendëskryeministrit socialdemokratik Koco Angjushev dhe njerëzve të tij të instaluar në kompanitë elektroenergjetike ESM (Elektranat e Maqedonisë) dhe MEPSO.

Qytetarëve duhet tu bëhet e qartë se kjo strategji katastrofale elektroenergjetike me zgjidhje të gabuara kadrovike do të shkaktojë rritje enorme të energjisë deri në vitin 2025 deri në 60%.

Ky trend i politikanve do të bëjë që shumë shpejt të hiqet edhe tarifave e lirë ditore”, reagon e “E Majta”.

Kjo parti kërkon përgjegjësi dhe zgjidhje kadrovike nëpër detyrat e larta të sektorit energjetik. Kjo parti kërkon që urgjentisht të pasoj ndërrimi i kuadrove partiak me kuadro profesionale, ndryshimin e funksionimit të sistemit elektroenergjetik në raport me shitjen e rrymës tepricë, moratorium rreth punësime në kompanitë elektroenergjetike, heqjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe inkorporimin e tij në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Ekonomisë.