Jeta e biznesmenit mes Greqisë dhe Shqipërisë, u ekzekutua me 7 plumba, 46-vjeçarit në Ksamil iu bë pritë pranë banesës

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit 46-vjeçar në Ksamil gjatë mbrëmjes së kaluar.

Gramoz Mema u ekzekutua me armë zjarri pistoletë dhe në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja. Mema ishte pronari i një lokali në Ksamil, ku jetonte vetëm gjatë sezonit të verës, pasi pjesën tjetër të kohës punonte dhe jetonte në Greqi .

Autorët dyshohet se i kanë bërë pritë në afërsi të banesës dhe janë larguar me një automjet. Nga policia janë shoqëruar disa për tu marrë ne pyetje, vazhdon puna e grupit hetimor për sekuestrimin e pamjeve filmike. Ndërkaq, policia po punon për kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.