Kampioni botërorë Maksutaj vendos të hap fondacion bamirësie: Të ndihmojmë kampionët e ri

Kampioni botërorë i karates dhe thai-box, shqiptari i parë në botë i cili ka bërë krenarë gjithë popullin Azem Maksutaj ka vendosur që të krijojë një fond bamirësie i cili do të ndihmojë rininë shqiptare të cilët ndjekin hapat në sportet e mundjes duke e  ndier si një detyrim moral që të ndihmojë shqiptarët tashmë kur edhe ai është ‘pensionuar’ nga ky sport.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Maksutaj ka bërë të ditur se si do të funksionojë ky fond dhe kujt i dedikohet:

“Të nderuar ndjekës të faqes time, sportistë, aktorë,  këngëtarë, milionera, të dashur shqiptarë. Në këtë foto janë disa nga titujt e mi. Në këtë foto peshojnë 14 kg ari (gold) dhe nëse kërkoni në Google mund të gjeni dhe vlerën e këtyre titujve, krahas këtyre falë Zotit kam edhe shumë pasuri të tjera përfshirë dhe GYM. Sot përmenda që do përpiqem të hap një Fondacion bamirësie sepse e ndjej të detyrueshme të ndihmoj shqiptarët kudo që janë të cilët kanë nevojë. Poashtu duke vënë re që shteti jonë nuk po vë dorë mbi familjet në nevojë apo për rininë shqiptare të cilët kanë hobi apo dhunti për pasionet e tyre për sportin për muzikën për shkollimin.

Dua të prek disa pika:

–  Dua të përmend që nuk dua t’i bashkohem askujt sepse unë si 14 herë kampion bote nuk mbaj mbas vetes shofer që të më hapi dhe mbylli deren sa herë që dal nga makina si bëjnë disa.

– Secili që do i bashkohet fondacionit ka të drejtë të kërkojë të jetë prezent në momentin që do i dërgojmë ndihma dikujt.

– Do të jem transparent me të gjithë duke treguar paratë e mbledhura.

Pra të dashur miq, të jeni në dijeni që 14 herë kampioni i botës nuk ka nevojë me vjedhë paret që dhurohen për jetimin, për të pastrehin, për të pashkolluarin, për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Nëse unë fus në xhepin tim 0.1 cent Zoti më denoftë dhe unë më mirë ha mishin e fëmijëve të mi sesa të përfitoj nga ato para.

Prandaj ju komentues dua të ju tregoj që këtë nismë po e marr sepse po shoh gjendjen e mjeruar të popullit shqiptarë.

Unë secilën jave dërgoj para me aq sa kam mundësi tek secili shqiptarë në nevojë dhe nuk e kam bërë publike andaj dua që përmes kësaj nisme të ndihmoj edhe më shumë jo vetëm unë por bashkë me ju për të gjithë ata që kanë nevojë.

Kjo nismë do të përfshijë të gjithë shqiptarët pa dallim feje, rrace, prejardhje, qyteti apo fshati.  Ju përshëndes dhe me shumë dashuri, Azem Maksutaj.