Kanye West insiston që është mirë, por shumë i brengosur për botën

Kanye është kthyer në Twitter, kësaj radhe ai është mirë, por ka shprehur brengosje për gjendjen e botës.

Reperi ka munguar nga kjo platformë për pothuajse një javë, por u kthye gjatë pasdites së djeshme për të shprehur brengën e tij për botën, raporton The Sun, shkruan Insajderi.

Kanye gjatë javëve të kaluara shkaktoi shumë polemika duke thënë mes tjerash se gruaja e tij e kishte tradhëtuar me kolegun Meek Mill. Meek Mill e mohoi këtë dhe quajti gënjeshtër.

West poashtu i akuzoi Kim dhe nënën e saj si raciste dhe e krahasoi Kris me diktatorin korean Kim Joung mirëpo gjatë javës së kaluar i ka kërkuar falje gruas së tij.

Kim në anën tjetër ka bashkëndjerë me gjithë këto problematika të burrit të saj, duke e arsyetuar për shkak të çrregullimi bipolar nga i cili Kanye vuan.