Katër projekte madhore për komunën e Istogut, nënshkruhen memorandumet mes drejtorit Dreshaj dhe ministrit Abdixhiku

Sot gjatë ditës bashkë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, z. Lumir Abdixhiku, kemi nënshkruar memorandum për financimin e projekteve në Komunën e Istogut.

Asfaltimi i rrugëve në fshatin Cerrcë, në vlerë 60.000€

Asfaltimi i rrugëve në fshatin Tomoc, në vlerë 80.000€

Ndërtimi i kanalit të ujitjes në fshatin Staradran faza e dytë (kanali Terbeshit) 200.000€

Ndërtimi i parkut të qytetit në lokacionin e ish ndërmarrjes publike Radusha-Istog 50.000€

Këto projekte përfshijnë asfaltim të rrugëve të reja, rregullim të shtretërve të lumenjve, krijim të zonave të gjelbërta. Projekte tjera me shumë të rëndësi për Istogun priten të kontraktohen gjatë këtij viti. Prandaj së shpejti do t’i nënshkruajmë Memorandume Bashkëpunimi për disa projekte tjera në komunën e Istogut.

Fal lidershipit dhe vendosmërisë së Kryetarit Rugova, ne po ecim drejt zhvillimit dhe modernizimit të komunës së Istogut. Këto dhe projekte tjera, vështirë se do t’bëheshin realitet, pa Kryetarin Rugova, lidershipin e tij!

Публикувахте от Besart Dreshaj в Петък, 22 май 2020 г.