Khabib i kthehet luftërave, të shtunën ndeshet me Poirier

Kampioni i UFC, Khabib Nurmagomedov gjatë kësaj periudhe ka shijuar fitoren e tij ndaj Conor McGregor, ku fitoi edhe titullin e madh.

Pushimet kanë përfunduar dhe ai do rikthehet sërish në kafaz për të luftuar, kësaj here kundër Dustin Poirier.

Poirier shihet si një kundërshtar i vështirë për Khabibin pasi fitoi titullin e peshës së lehtë duke mposhtur kampionin Max Holloway.

Khabib do luftojë me Poirier të shtunën, në eventin që do mbahet në Abu Dhabi.