Kina shënon sot ‘asnjë të infektuar’ me koronavirus që pas shpërthimit të virusit

“Asnjë person i infektuar me koronavirus” është raportuar ditën e sotme në Wuhan, epiqendra e epidemisë, duke bërë që për herë të parë qyteti i cili vuajti më shumë se çdokund tjetër dhe që pati luftën më të madhe ndaj virusit, sot të mos ketë më asnjë të infektuar. Komisioni Shëndetësor në provincën Hubei ku Wuhani është edhe kryeqytet ka deklaruar se “ka patur vetëm 8 viktima dhe asnjë të infektuar ditën e sotme”.

Nuk ka patur anjë të infektuar në të gjithë provincën ose rast të dyshuar për momentin që nga dita e djeshme, duke bërë që shkalla e transmetimit të kalojë edhe pikën 0. Gjatë ditëve të kaluara në të gjithë provincën por edhe në të gjithë vendin, janë raportuar raste shumë të rralla të personave të infektuar me koronavirus, ku thuajse të gjithë ishin në Wuhan, teksa një muaj më parë situata ishte kaotike.

Provinca sot madje pati edhe 795 pacientë të shëruar dhe që kanë dalë zyrtarisht nga spitali pas shtrimit dhe marrjes së mjekimeve atje duke bërë që numri i pacientëve që vazhdojnë të jenë të shtruar dhe marrin shërbimit të shkojë në 6.636 vetë, ndër ta vetëm 465 në kushte të rënda. Por i vetmi rrezik që i kanoset vendit është ardhja e personave të infektuar nga jashtë vendit, shifër e cila sot ka arritur në 34 vetë.