Kjo është nota e Arlind Ajetit në Serie B

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka përjetuar një të shtunë të shkëlqyer, teksa ka bërë heroin për ekipin italian të Regginas.

Shqiptari ka shënuar golin e vetëm të sfidës që Reggina zhvilloi kundër Pordenones në shtëpi, duke i dhuruar tre pikët skuadrës së tij.

Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, SofaScore, Arlind Ajeti është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes, me notën 7.8 dhe me 82.1% saktësi në pasime.

Ajeti ka luajtur deri më tani 23 ndeshje me Reggina, 21 prej të cilave i ka nisur si titullar dhe ka shënuar dy gola.