Klinika madhështore e stomatologjisë “ZAK Clinic” në Zvicër me staf shqiptar dhe shërbime ekskluzive

Lista e shqiptarëve të suksesshëm që punojnë e veprojnë në vende të ndryshme të botës, po zgjerohet. Këngëtar, aktor, sportista, mjek, biznesmen.

Një nder femrat që ia ka dalë fuqishëm ta tregoj anën e saj profesionale, inobative e menaxhuese është edhe Shemsije Selimaj-Fetahu, e cila pak ditë më parë inauguroj një prej klinikave dentare më unike në Zvicër.

Shemsije Selimaj-Fetahu, ka hapur kliniken e stomatologjisë “ZAK Clinic” në Spreitenbach në kantonin e Aargaus në Zvicër dhe në hapjen solemne kishte mjaftë mysafirë, të cilët e kanë mbështetur Shemsijen në realizimin e këtij projekti të madh.

Në eventin e hapjes solemne të “ZAK Clinic” ishte edhe tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, që ishte edhe befasia e mbrëmjes për pronarët dhe mysafirët e pranishëm. Lajaj, erdhi i shoqëruar nga Metë Gashi, që ishte edhe dizajner i enterierit special të klinikës.

Selimaj Fetahu, e shkolluar dhe specializuar për asistente dentale me trajnim të avancuar si profilakse, ka ngritur një nga ordinancat që ofron 100 përqind shërbime mjekësore profesionale me metodat më të avancuara në botë.

Pronarja e “ZAK Clinic”, klinikës që pati eventin e hapjes vetëm pak ditë më parë dhe me të shpejtë habiti pacientët, por edhe ata që e panë strukturën dhe morën shërbimet nga aty, tregon se ajo e kishte gjithmonë ëndërr të punonte si higjeniste e dhëmbëve, si asistente e stomatologjisë, apo të kishte një klinikë private të saj.

“Ëndrra nisi të bëhej realitet kur njoha mashkullin e ëndrrave, Driton Fetahun, i cili punonte në actrih si teknik i stomatologjisë, me të cilin u martova, krijova familje dhe jam shumë e lumtur. Pasi kemi shijuar rritën e fëmijëve, bashkëshorti im u bë pronar i laboratorit “3D Swiss Dental” dhe dalë nga dalë edhe plani im nisi të marrë jetë e kështu nisi projektimi i klinikës stomatologjike “Zac Clinik”, thotë Shemsija.

U interesuam për të ditur më shumë rreth shërbimeve që ofrohen aty dhe mësuam që pacientët mund të marrin të gjitha shërbimet stomatologjike, që ofrohen nga mjekët specialistë të “ZAK Clinic” dhe nga teknologjia më e lartë dhe moderne.

Një shërbim ekskluziv janë Nonprap/ Veneers, dhëmbët unikat që ofrojnë buzëqeshje hollivudiane, e që punohen nga Driton Fetahu për klientët në Zvicër.

Ndryshe, Shemsije Selimaj-Fetahu, pos punës së saj profesionale që e bënë me mjeshtri të rrallë, e pëlqen shumë edhe pikturën, madhe disa nga veprat e saj gjendet edhe në klinikë, vendin ku falë dizajnit të enterierit, por edhe pritjes së ngrohtë të stafit, pacientet mund të ndjehen si në shtëpi e të mos e kenë ndjenjën se janë në një ordinancë stomatologjike.

Për fund, Shemsija thotë: “Mirëpresim të gjithë shqiptarët të vijnë e të na vizitojnë në “ZAK Clinic”, sepse do të marrin shërbimet më të mira, me çmime të arsyeshme dhe do të ndihen si në Kosovë, pasi stafi është i gjithi shqiptar”.

4