Komuna e Strugës ditën e Hënë përuron projektin e ndriçimit në Drinin e Zi

Komuna e Strugës ka lëshuar një njoftim për qytetarët se përurimi i projektit për ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi mbahet ditën e hënë. Në profilin zyrtar në ‘Facebook’ të Komunës së Strugës thuhet se me datë 21.06.2021 në Ditën e Liqenit do të bëhet përurimi.

“Të nderuar qytetarë, përurimi i projektit për ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi do të mbahet më 21.06.2021, e hënë – Dita e liqenit!”