Komuna e Strugës gati për ta finalizuar rikonstruar rrugën për fshatin Podgorcë

Komuna e Strugës ka dhënë informacione rreth rikonstruimit të rrugës për fshatin Podgorcë. Ky projekt mes Komunës së Strugës dhe Ministrisë për vetëqeverisje lokale – Byrosë për zhvillim rajonal është hap i madh drejt realizimit të premtimit të dhënë më herët nga kryetari i Strugës.

“Edhe një premtim drejtë realizimit. U nënshkrua kontratë në mes Ministrisë për vetëqeverisje lokale – Byrosë për zhvillim rajonal nga njëra anë dhe Komunës së Strugës, si bartëse e projektit. Bëhet fjalë për projektin – rikonstruimi i rrugës për në fshatin Podgorcë. Për këtë projekt janë ndarë mjete me vlerë prej 6.000.000,00 denarë nga Byroja për zhvillim rajonal si dhe pjesmarrje nga buxheti i komunës së Strugës mjete në vlerë prej 3.000.000 ,00 denar.” shkruajnë në profilin zyrtar në ‘Facebook’ të Komunës së Strugës.

Në procedurë është shpallja e tenderimit.