Kongresi popullor kinez fillon punën me 1 minutë heshtje

Një minutë heshtje është mbajtur në ceremoninë e hapjes së sesionit të 3-të të Kongresit të 13-të Kombëtar të Popullit në Pekin, duke nderuar dhe përkujtuar viktimat e Covid-19, si dhe ata që sakrifikuan jetën e tyre në luftën ndaj pandemisë.

Presidenti i vendit Xi Jinping si dhe drejtues të tjerë të lartë, nderuan jetët e humbura nga pandemia, teksa drejtuesit më të lartë të vendit nisën edhe legjislaturën më të madhe në Hollin e Madh të Popullit në Pekin.