Konjarja e mesme e Petrovecit mbetet BDI, Neziri fillon fuqishëm në zonën e III

Politikat e BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti vazhdojnë të pranohen gjithandej ku ka shqiptar. Kështu ndodhi dhe sonte gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në vendbanimin Konjare e Mesme të Komunës së Petrovecit, rajon ky i cili voton në njësin zgjedhore numër 3.

Para të pranishmëve fjalim mbajti profesori universitar Argëtim Saliu i cili tha se shqiptarët e kësaj ane por edhe përkrahësit e tjerë të BDI-së në këtë rajon, asnjëherë nuk do të mbeten të zhgënjyer.

“Politikat e deritanishme të BDI-së kanë rezultuar me avancimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Në programin e ardhshëm 4 vjeçar qeveritar Ali Ahmeti me ekipin e tij do të vazhdojnë të realizojnë projekte të reja zhvillimore ekonomike, infratruktutore, arsimore gjithnjë në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe të tjerëve”, tha Saliu.

Ndërkohë, bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 3, Bekim Neziri tha se BDI ka ende shumë gjëra për të realizuar. Neziri shkurt para të pranishmëve tha se lideri i BDI-së Ali Ahmeti është VENDIMTAR që qytetarët e kësaj ane, në veçanti shqiptarët dhe përkrahësit e politikave të BDI-së asnjëherë të mos anëshkalohen.